Vlerat ushqyese të gjalpit

Gjalpi është një produkt bulmeti në formë kremi që përgatitet nga tundja e qumështit dhe është pikërisht ajka e qumështit. Gjalpi përdoret gjerësisht në pjekje, përgatitjen e salcave dhe për skuqje. Gjalpi ka yndyrna, vitamina dhe minerale.
Fakte rreth gjalpit: gjalpi është tepër i pasur në kalcium, fosfor dhe potasium. Ka dhe sasi të konsiderueshme sodiumi dhe sasi të vogla fluori, seleni, zinku dhe magnezi.
Vitaminat që përmban: gjalpi është tepër i pasur në vitamin A dhe kolinë dhe ka sasi të konsiderueshme vitamine E, Riboflavin (Vit B2), Niacin (vit B3), Acid Pantothenic (vit B5) Ka vitamin K, Folate (vit B9) dhe vitaminë B12 në sasi më të vogël.
Përbërja kalorike: 100 g gjalp ka 717 kalori. Kaloritë nga yndyrnat janë 713.
Dobitë shëndetsore: gjalpi është i nevojshëm për shëndetin e tiroideve dhe të veshkave. Ai përdoret edhe për infeksionet fungale dhe për kandidan. Gjalpi ka veçori anti-tumor dhe anti-kancer, ndihmon kundër prishjes së dhëmbëve dhe ndërton muskujt e trupit të njeriut.
Artikulli paraprakVlerat ushqyese të djathit
Artikulli vijuesStudim rreth vitaminës