Patriarku serb Irinej ka thënë se Kisha Ortodokse Serbe është unike lidhur me Kosovën

Patriarku serb Irinej ka thënë se Kisha Ortodokse Serbe është unike lidhur me dialogun e brendshëm që po zhvillohet në Serbi për Kosovën.

“Është i njohur qëndrimi i Kishës për vendin tonë të shenjtë dhe fuqimisht besoj se për këtë çështje nuk do të ketë mospajtime”, tha patriarku Irinej, i cili në këtë mënyrë ka hedhur poshtë spekulimet e disa mediave në lidhje me ndarjet në Kishën Ortofokse Serbe, të nxitura nga mitropoliti Amfilohije.

 

Siç shkruan “Novosti”, Patriarku nuk deshi të lëshohet në interpretimin e thashethemeve, duke qenë kategorik në qëndrimin e tij, se për popullin serb, është i domosdoshëm uniteti në të gjitha fushat, jo vetëm në zgjidhjen e problemit të ndërlikuar të Kosovës, përcjell Telegrafi.

Gazeta serbe shkruan se disa media ditëve të fundit kanë spekuluar se, gjoja disa peshkopë fshehurazi u përpoqën për të mbledhur nënshkrime për mbajtjen e një Kuvendi të jashtëzakonshëm Kishës Ortodokse Serbe, në të cilin do të ballafaqoheshin qëndrimet lidhur me propozimin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës, për të cilën tash e disa muaj në institucionet nacionale dhe të gjitha qarqet e shoqërisë serbe po zhvillohet dialogu i hapur.

Mitropoliti Amfilohije kishte thënë se frikësohet që “politika e presidentit Vuçiq po çonte drejt dorëzimit të Kosovës dhe Metohisë”.

Menjëherë pas kësaj deklarate, Patriarku Irinej vlerësoi se Aleksandar Vuçiq “po lufton si luani për tokën tonë të shenjtë”.

Sipas gazetës, këto dy qëndrime kontradiktore kishin shërbyer si shpërndarjen e thashethemeve për qëndrime kontardiktore brenda Kishës Ortodokse Serbe, lidhur me çështjen e Kosovës. /Telegrafi/

Artikulli paraprakKjo është tavolina e së ardhmes (Video)
Artikulli vijuesPresidenti i Komisionit Europian thotë se Ballkani Perëndimor është prioritet i BE-së