Patrulla e Krishterë zbret në rrugët e Britanisë

Zv.kryetarja e grupit të ekstremit të djathtë Britain First ka udhëhequr një “patrullë të krishterë” nëpër rrugët e Luton, duke fyer myslimanët që jetojnë atje.

Duke mbajtur kryqe të mëdha të bardha, grupi, që drejtohej nga Jayda Fransen, shfaqet në video duke marshuar nëpërmjet qytezës Bedfordshire.

Ajo i drejtohet një gruajë myslimane, që ndodhej aty së bashku me dy fëmijët e saj, duke i thënë mamasë së shokuar se arsyeja se përse ajo është e mbuluar nga koka në këmbë është sepse “burrat myslimanë nuk arrijnë t’i kontrollojnë dot epshet e tyre”.

Znj. Fransen i thotë gjithashtu shitësit të një dyqani se Muhamedi është një “profet fallso”, në videon që është parë mbi 2 mln herë në YouTube.

Untitled-4.jpg Untitled-13.jpg Untitled-1.jpg

Artikulli paraprakKrim i rëndë në Tiranë: Babai godet vajzat me thikë, vdes 17-vjeçarja
Artikulli vijues7 vjeçarja nga Anglia mëson Kuranin përmendësh