PD: Labonitë Demi Murtezi kandidate për kryetare në Gjilan

Labonitë Demi Murtezi është kandidate për kryetare të Gjilanit nga radhët e Partisë së Drejtësisë. Ajo thotë se nuk e ka aspak pengesë shaminë për të qenë e barabartë në garën sfiduese për të parin e Gjilanit.

Labinotë Demi Murtezi është kandidate nga radhët e Partisë së Drejtësisë. Ajo edhe është bartëse e listës prej 27 kandidatëve për këshilltarë komunal. Ka të kryer Fakultetin e Gjuhës Shqipe dhe garon edhe pse bartë mbulesën për të cilën thotë se aspak nuk është pengesë.

Murtezi për rajonipress thotë se i ka hyrë kësaj gare sfiduese për t`ia sjellë imazhin e merituar qytetit të Gjilanit. “Gjilani ka pasur një keqmenaxhim dhe një imazh të keq në publik. Unë do të angazhohem që ta kthejë në binarët pozitivë këtë situatë të pakëndshme për Gjilanin dhe gjilanasit”.

Murtezi thotë se në programin e saj prioritet e ka arsimin, ekonominë, kujdesin ndaj pensionistëve, të hendikepuarve etj.

Ajo thotë se gara është shumë sfiduese, por është e bindur se Partia e Drejtësisë do të zërë vendin e merituar. “Unë i respektojë të gjithë kandidatët dhe i vlerësojë të gjithë , por shpresoj që Partia e Drejtësisë të fitojë sepse e kam mbështetjen edhe të Ferid Aganit dhe tërë strukturës së PD-së “ thotë ajo.

Murtezi tha se në garën për këshilltarë komunal janë edhe 11 femra nga PD-ja. Është e bindur se lista e PD-së do të jetë e pranueshme nga qytetarët e Gjilanit dhe thotë se do të kishin menaxhuar drejtë dhe profesionalisht me Gjilanin nëse u jepet mundësia.

Të gjithë kandidatët e partive të tjera për kryetar të kësaj komuneje janë meshkuj./kohaislame

Artikulli paraprakSiri – 72 të vdekur në sulmet e fundit të ushtrisë së Asadit
Artikulli vijuesBiznesi Shqipëri-Izrael