Politico: Trump terrorizon liderët botërorë (vetëm izraelitët janë të qetë!)

Deklarata e kryeministrit Edi Rama për kandidatin republikan në SHBA, Donald Trump, u kritikua në ekstrem nga shumë qarqe politike në vend.

Ndërkaq, ditën e sotme, në një shkrim të saj revista e njohur online politico.eu thekson se liderë të shumtë botërore nga Lindja në Perëndim dhe nga Veriu në Jug, kanë kryefjalë rrezikun e fitores së Donald Trump.

Politico e titullon shkrimin e saj: “Donald Trump tmerron liderët botërorë”.

Politico ka marrë shumë drejtues politikë në Europë, Afrikë dhe Azi, të cilët shprehen për shqetësimin e tyre mbi një fitore të mundshme të kandidait që nxit racizmin dhe ksenofobinë.

Presidenti i SHBA-së Barack Obama, i cili ka ndërmarrë një tur europian, është përpjekur të qetësojë bashkëbiseduesit e tij por ka qenë e kotë.

Në takime, darka private dhe biseda telefonike, liderët botërorë po kërkojnë shpjegime rreth së ardhmes së Trump-it nga Obama, nënpresidenti Joe Biden, Sekretari i Shtetit John Kerry, Sekretari i Mbrojtjes Ash Carter, apo dhe Përfaqësuesi i Tregtisë Michael Froman, me të cilët flasin për çështjet axhendave politike.

Një zyrtar i lartë amerikan i tha Politico-s se liderët botërorë janë të frikësuar dhe janë duke u përpjekur për të kuptuar se si qëndron e vërteta. “Ata të gjithë pyesin shpesh dhe e ndjekin politikën tonë me detaje torturuese”, shtoi ai.

Obama nga ana e tij mundohet t’i qetësojë duke i thënë se situata brenda Partisë Republikane ende nuk është mbyllur dhe se duhet të votojnë dy shtete të mëdha ende siç është Kalifornia dhe Teksasi.

Obama i ka siguruar aleatët e Amerikës se Hillary Clinton mund të mposhtë miliarderin e Manhatanit.

“Shumica e njerëzve nuk merren me detajet e fushatës amerikane në zgjedhjet paraprake”, tha Peter Mandelson, një anëtar i ish-qeverisë britanike të Tony Blair dhe Gordon Broën, si dhe ish komisioner i BE-së. Ai thotë se e kanë gabim, pasi sipas tij situata është vërtetë e rrezikshme.

Olli Rehn, ministri finlandez i Ekonomisë tha se “Në Evropë, ne jemi të shqetësuar në lidhje me SHBA dhe frikësohemi se mos izolohet në të ardhmen.”

“Shumë njerëz u tronditën nga George W. Bush, apo u zhgënjyen nga Obama, por tani me Trump i frikësohen një tërmeti të shkallës së lartë Rihter”, tha Medelson.

“Zgjidhjet e Trump janë të rreme, ato nuk janë origjinale. Këto janë gjëra që në Europë i kemi dëgjuar nga qarqet ekstreme dhe një e kemi pasur edhe tek ne, siç është Berlusconi”, tha Sandro Gozi, anëtar i parlamentit italian dhe nënsekretar për Europën në qeverinë e kryeministrit italian Mateo Renzi.

Zëdhënësja Trump, Hope Hicks, nuk i është përgjigjur kërkesave të Politico-s për koment për këtë histori.

Shumë qeveri kanë rritur kërkesat e tyre për informacion nga ambasadat e tyre, si dhe një numër i udhëheqësve kërkon informata të zgjeruara, ndërsa ndodhen në Uashington për samitin e Sigurisë Bërthamore.

“Ne po përpiqemi me të vërtetë për të kuptuar llojet e ndryshme të mesazheve”, tha Andris ANS, ambasadori letonez në Shtetet e Bashkuara, ku elozhet e Trump për presidentin rus Vladimir Putin kanë ngjallur frikën në media se si president ai do të dorëzonte Ukrainën, Sirinë dhe rajonin e Baltikut tek autokrati rus.

Kongresmeni demokrat i Kalifornias, Adam Shif tha se gjatë një udhëtimi të fundit në Afrikë u trondit dhe takime me shumë kryetarë shtetesh dhe ministrat e tyre që ishin të shqetësuar dhe kërkonin informacione shtesë.

Përfaqësuesit e qeverive arabe kanë qenë të qeta në dukje, por fshehin shqetësimin e madh pas islamofobisë se Trump-it.

Izraelitët ndërkohë që i kanë pasur marrëdhëniet e këqia me administratën Obama, me Trump janë të vetmit që nuk kanë shprehur shqetësim.

Madje Trump zhvilloi një vizitë në Izrael vitin e shkuar dhe u prit shumë mirë.

Përgatiti: Ylli Pata – /tesheshi.com/

Artikulli paraprakJa çfarë kishte thënë Omar Mukhtar dikur!
Artikulli vijuesIrani arreston një grua pasi u kthye për të vizituar nënën e sëmurë