Pengu i vëllezërve Kouachi: Më vjen keq që vdiqën. Mua më trajtuan mirë dy terroristët

0
143

Michele Catalano, biznesmeni francez që mbahej peng nga vëllezërit Koauchi ka folur sot para mediave. Ai tha se u kishte bërë kafe dy personave të armatosur dhe se ata u sollën mirë me të. Madje, ­tha ai, më quajtën dhe “Monsieur”.
Michele Catalano, pronari i shtypshkronjës u mor peng nga vëllezërit Koachi në zyrën e tij në zonën industriale Dammartin-­en-­Goele, 30 km në juglindje të Parisit.

“Ata për asnjë çast nuk u sollën keq me mua. Ishin shumë të sjellshëm dhe të mirë”.

Ai tha se edhe pse ata kanë vdekur dhe bënë një krim të rënde, ai ndjen humanizëm për ta.

“Ndjej pak keqardhje për ta. Nuk e di nëse kam Sindromen e Stockholm. Por ata u sollën mire me mua. Unë kam fëmije vet. Me vjen keq qe vdiqën dy njerëz të rinj, ne te 30­at e tyre.

Ai u mbajt peng nga dy vëllezërit para se te lihej i lire.