Penjtë kirurgjik janë kualitativ dhe nuk paraqesin rrezik

Pas publikimet të lajmit në disa media se penjtë kirurgjik që përdoren në QKUK, janë të falsifikuar dhe jo kualitativ, drejtori ekzekutiv i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Dr. Nijazi Gashi, ka mbajtur një takim urgjent me drejtorët e Klinikave Kirurgjikale dhe kryeinstrumentaret e sallave operative.

Në takim të gjithë të pranishmit konstatuan mungesën e penjve kirurgjik, por u shpjegua se penjtë që aktualisht i posedojnë Klinikat Kirurgjikale të QKUK-së, kanë afat të mjaftueshëm të përdorimit dhe janë të kualitetit të duhur.

Furnizim me barna material shpenzues dhe penj kirurgjik për QKUK-në, e bënë Departamenti Farmaceutik i Ministrisë së Shëndetësisë.kohaislame

 

Artikulli paraprakKuçi dhe Kickert diskutojnë për IBM-në
Artikulli vijuesTurqia: Kosova duhet të ketë ushtri