Prej tyre, 670 janë të gjinisë mashkullore dhe 390 të gjinisë femërore, ndërkaq janë dhënë vërtetime edhe për 756 fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit dhe një fëmijë që udhëtonte pa prindër.
Sipas shtetësisë, më së shumti vërtetime janë dhënë për shtetas të Sirisë, 826, më pas të Afganistanit, 641, dhe Irakut, 350.
Prej fillimit të këtij viti e deri dje, janë dhënë vërtetime për gjithsejt 74.690 shtetas të huaj, prej të cilëve 30.148 të gjinisë mashkullore, 16.177 të gjinisë femërore dhe 28.220 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 145 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër.
Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetimet, më së shumti janë shtetasit e Sirisë-36.003, Afganistanit-23.565 dhe Irakut-15.119.
Gjatë ditës së djeshme, në Sektorin për azil nuk janë parashtruar kërkesa për njohje të së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprakisht për parashtrim të kërkesës për njohje të së drejtës së azilit.
Prej 1 janarit të këtij viti e deri dje, në Sektorin për azil, kërkesë për njohje të së drejtës së azilit kanë parashtruar dhjetë persona (shtatë nga Afganistani dhe tre nga Siria) në bazë të vërtetimit të dhënë paraprakisht për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohje të së drejtës së azilit.
Në Qendrën e pranimit për kërkues të azilit në regjistirn ditor të kërkuesve të azilit dje janë evidentuar gjithsejt 22 kërkues të azilit, prej të cilëve 18 meshkuj, dy femra dhe dy fëmijë me shoqërim të kujdestarit. Plotësisht, në pajtim me nenin 48 të Ligjit për azil dhe mbrojtje të përkohshme, një burrë, një grua, pesë fëmijë të mitur me shoqërim të kujdestarit, pesë persona të mitur pa shoqërues janë përkujdesur në vend tjetër, të caktuar nga Minsitria e Punsë dhe Politikës Sociale.