Për 24 orë janë lëshuar 234 vërtetime për migrantë

Në 24 orët e fundit janë dhënë vërtetime për gjithsej  234 shtetas të huaj, prej të cilëve 97 janë të gjinisë mashkulore dhe 51 të gjinisë femërore, si dhe 78 fëmijë, të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit dhe shtatë fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u janë dhënë vërtetim për qëllim të shfaqur për parashtrim të kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit, kumtoi MPB.

Sipas shtetësisë, më së shumti vërtetime janë dhënë për shtetas të Sirisë 82, më pas të Afganistanit 56 dhe 96 të Irakut.

Nga 1 janari deri dje u janë dhënë vërtetime gjithsej 81.404 shtetasve të huaj, prej të cilëve 32.499 janë të gjinisë mashkullore, 17.631 të gjinisë femërore dhe 31.089 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 185 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetim për qëllim të shfaqur për parashtrim të kërkesës për njohje të së drejtës së azilit.

Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, më të numërt janë shtetasit e Sirisë 39.272, Afganistanit 25.587 dhe të Irakut 16.542.

Dje deri te Sektori për azil nuk janë dorëzuar kërkesa për njohje të së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit paraprakisht të dhënë për qëllim të shfaqur për parashtrim të kërkesës për njohje të së drejtës së azilit.

Sipas MPB-së, nga fillimi vitit deri dje deri te Sektori për azil kërkesë për njohje të azilit kanë parashtruar 10 persona (shtatë nga Afganistani dhe tre nga Siria) në bazë të vërtetimit të dhënë paraprakisht për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohje të së drejtës së azilit.

Në IP Qendrën e pranimit për kërkues të azilit në regjistirn ditor të kërkuesve të azilit për 15.02.2016 janë evidentuar gjithsej 11 kërkues të azilit, prej të cilëve tetë meshkuj, një femër dhe dy fëmijë me shoqërim të kujdestarit. Në mënyrë shtesë, në pajtim me nenin 48 të Ligjit për azil dhe mbrojtje të përkohshme, një burrë, një grua, pesë fëmijë të mitur me shoqërim të kujdestarit, pesë persona të mitur pa shoqërues janë përkujdesur në vend tjetër, të caktuar nga Minsitria e Punës dhe Politikës Sociale.

Artikulli paraprakEfendi Rexhepi: “Zani i Naltë” hartë arkeologjike e fjalës së shkruar
Artikulli vijuesMaqedonia u bë shtylla kryesore e Evropës për refugjatët