Arian Xhezairi
Asnjë etiketim ofendues që bile për së afërmi do t’kishte me përshkrue faqezillëkun mbarëshoqërorë të një racizmi t’gërditshëm, s’do t’mjaftonte me e zbut idiotizmin e një tufe t’egër e shumë t’rrëzikshme imbecilësh që karari ju ka humbë qysh moti.
Kur kthehemi e vërejmë se ky racizëm del pikërisht prej një mileti që përgjatë tërë historisë i kanë qëllue ngat veç një a dy kombe tjera mike, të cilave sot po ky milet provonë me ua kthye t’mirën me t’keqe duke i etiketue me terme më t’flliquna e duke provue me krijue një armiqësi t’paqenë e tejet dëmtuese në rrafshin e përgjithshëm, atëherë s’mbetet tjetër pos me konkludue që as luftërat e as rrëziqet degjeneruese e asimiluese n’paqe, nuk janë më t’dëmshme se dënimi i gjanë i një injorance t’thellë e të bartun gjeneratë pas gjenerate, që ka mbulue hapsirën trunore të pjestarëve të miletit.
Unë s’jam pro-turk me natyrshmëri. Bile n’kohën e obskurantizmit tim isha anti-turk sa që edhe duke qenë prizrenas për hirë të një nacionalizmi magaresk e inati patetik nuk e kam përvetësue gjuhën turke që sot jam pishman që s’e kam këtë pasuni intelektuale.
Mirëpo, përballë vnerit komunist e agjentëve shqipfolës t’agjenturave amerikane, evropiane, serbe e ruse, zgjedh zëshëm e me shume guxim t’rreshtohem krah dashamirësisë e vllaznillëkut me turqit e turqisë. Dhe meqenëse tendenca e këtyre është krijimi i ndasive brenda nesh, atëherë ‘so be it’, unë zgjedh turkun, por si reaksion dhe asnjëherë si prirje euforike për këtë.
Faqezinjë!
#TaThotVellai