Për herë të katërt sulmohet një xhami në Perth, Australi

Për herë të katërt në gjashtë javët e fundit, xhamia në Perth është vandalizuar nga mbishkrime të supremacistëve të bardhë,si një manifestim i qartë i intolerancës në rritje në komunitetin Australian. 
 
Këto incidente janë një manifestim i intolerancës dhe mosbesimit ndaj muslimanëve australianë, tha Imam Burhan Mehtar për ABC News,  ditën e hënë, më 16 shkurt 2015.
 
Muslimanët kanë qenë një pjesë e strukturës shoqërore për më shumë se 100 vjet dhe ne jemi këtu për të qëndruar dhe për të vazhduar duke kontribuar pozitivisht si australianët.
 
Sulmi u zbulua kur alarmi u dëgjua në xhaminë Mesxhid Ibrahim, në  Southern River, rreth orës 01:30 të shtunën.
 
Kamerat e sigurisë treguan një numër të adoleshentëve duke ikur, u gjetën grafitet me shkronjat raciste KKK të shkarravitura me ngjyrë të zezë mbi dyert e xhamisë dhe në mure.
 
Sulmi nuk është i pari në këtë xhami.
 
Në muajin nëntor, një kokë derri ishte hedhur pranë dyerve të  xhamisë.
 
Një tjetër sulm është raportuar në muajin qershor, kur në mure të xhamisë është paraqitur një një svastikë naziste dhe fraza ku shkruante fuqia e bardhë.  
 
Sulmet e përsëritura që kanë në shënjestër xhaminë e kanë tmerruar  komunitetin musliman.
 
Si çdo anëtar tjetër i shoqërisë, muslimanët australianë njëlloj kanë të drejtë – kjo është një privilegj që Australia ka dhënë të gjithëve, që ne të ndjehemi të sigurt, tha imam Burhan Mehtar.
 
Këto sulme janë patjetër në kundërshtim me vlerat e australiane dhe Islame.
 
Ndërsa policia thotë se po hetojnë sulmin, imam Burhan Mehtar tha xhamia nuk kishte dëgjuar asgjë nga policia në lidhje me sulmet e mëparshme. 
 
Muslimanët, të cilët kanë ardhur në Australi për më shumë se 200 vjet, përbëjnë 1.7 për qind të popullsisë së saj prej rreth 20-milion banorëve.
 
Pas ngjarjeve të 11 shtatorit 2001, muslimanët australianë kanë qenë të shqetësuar dhe atdhetarizmi i tyre për Australinë shiqohet me me dyshim. 
Artikulli paraprakVirusi Ebola mund të përhapet edhe 7 ditë pas vdekjes
Artikulli vijuesAsnjë gjurmë nga zhdukja e Uran Kupës nga Struga