Besimtarët myslimanë në një xhami në veri të Francës bën të ditur se në muret dhe në derën e kësaj xhamie janë shkruajtur parulla anti-islame dhe raciste.
Policia e qytetit Sentomer në lidhje me këtë deklaroi se një person i panjohur ka shkruajtur slogane anti-islamike në derën dhe në muret e kësaj xhamie dhe më pas ka shkruajtur “dëboni myslimanët nga Franca”.
Muhamed Al Hadi përgjegjësi i sektorit financiar i kësaj xhamie shprehu keqardhje për këtë ngjarje të turpshme dhe shtoi se funksionarët e kësaj xhamie do të ankohen zyrtarisht dhe kanë kërkuar zbulimin e identitetit të autorit të kësaj ofeze.