Në selinë e Lëvizjes BESA, qëndruan David Stephenson – Shef i sektorit politik dhe ekonomik në Ambasadën e SHBA-ve, Tibor Varadi – Këshilltar politik i Delegacionit të BE-së, si dhe Laura Burns – këshilltare për çështje politike.
Kryetari i Lëvizjes “BESA”, Bilall Kasami, e përsëriti qëndrimin e Kryesisë Qendrore se , për “BESËN” mbetet i rëndësishëm dhe i pranueshëm vetëm qëndrimi i faktorit ndërkombëtar përkitazi me kushtet për zgjedhje të drejta, demokratike dhe të lira.
“BESA do të marrë pjesë vetëm në ato zgjedhje, të cilat do të jenë të garantuara nga SHBA-të dhe BE-ja se do të jenë të drejta dhe të lira, pa mundësi manipulimi me vullnetin e qytetarëve”, ka potencuar Kasami.