(E plotësuar) Ligjvënësit e Kosovës me votën e tyre i kanë dhënë fund sot mbikëqyrjes së pavarësisë dhe kanë miratuar thirrjen që presidentja e vendit Jahjaga i ka bërë EULEX-it për të vazhduar mandatin në Kosovë deri më 2014. Ndërsa për amendamentet kushtetuese, me të cilat i jepet fund mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës votuan 98 deputetë, përfshirë këtu edhe 22 votat e komuniteteve, 10 ishin kundër e 1 abstenoi, për përtëritjen e misionit të EULEX-it votuan 97 deputetë, 11 ishin kundër dhe dy abstenuan.
Miratimi i 22 amendamentevenë Kushtetutën aktuale të Kosovës, sanksionon përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së vendit tonë.
Paraprakisht në seancën e sotshme të Kuvendit të Kosovës përfaqësuesit e grupeve parlamentare u deklaruan rreth këtyre ndryshimeve. Vetëm Grupi parlamentar i Vetëvendosjes u deklarua kundër ndryshimeve, me arsyetimin se ato nuk përmbushin kërkesën për heqjen e mbikëqyrjes, por për vazhdimin e saj ndaj pavarësisë së Kosovës.
Ndërkohë, rreth kërkesës së presidentes Atifete Jahjaga për zgjatje të mandatit të EULEX-it në Kosovë deri në vitin 2014 u mbështet nga të gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të Vetëvendosjes.
Letra e presidentes, e cila i është dërguar shefes për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, u miratua në formë të traktatit ndërkombëtar.
Të hënën, Kosova dhe grupi punues ndërkombëtar do të shpallin përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës.kohaislame
You Might also Like
Tre të plagosur, të dyshuarit në arrati
Burime brenda Policisë së Kosovës, kanë deklaruar se në fshatin Mazgit, janë përleshur me armë…
By
Redaksia
1 Min Read
Berat Buzhala mund të dënohet deri 5 vjet burg
Në zhvillimet e fundit në Turqi, pati reagime dhe komente prej më të ndryshmeve edhe…
By
Redaksia
1 Min Read
270 mijë të papunë në Kosovë
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), ka prezantuar të arriturat gjatë vitit 2012, ku…
By
Redaksia
1 Min Read
Përmendi emra të lartë të politikës dhe policisë
Radio Televizioni i Kosovës nuk ka transmetuar emisionin “Drejtësia në Kosovë” i cili është dashur…
By
Redaksia
2 Min Read
Pacolli e godet fort Vuçiçin
Ai ka shkruar "Mr. Vuçiç... Trenin nuk e konfiskuam por ta kthyem ne Beograd bashkë…
By
Redaksia
1 Min Read
Ilir Tolaj lirohet edhe nga arresti shtëpiak
Ish sekretari i përhershëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj është liruar nga arresti shtëpiak,…
By
Redaksia
1 Min Read
