Në Londër ka përfunduar punimet konferenca kushtuar Afganistanit, ku është shprehur mbështetja për qeverinë dhe popullin afgan.
Sipas në njoftimi të agjencive te lajmeve, 59 vende pjesëmarrëse në konferencën e Afganistanit në Londër kanë mirëpritur procesin e tranzicionit demokratik të qeverisë kombëtare të Afganistanit dhe kanë shprehur mbështetjen e tyre për qeverinë dhe popullin afgan sipas akordeve të arritura në konferencën e Tokios 2012.
Në përfundim të këtij konference është theksuar se kjo është mundësia e parë për qeverinë e re të Afganistanit, BN dhe partnerët ndërkombëtare që të japi mbështetjen e tyre pas largimit të forcave të ISAF pas 13 vitesh luftë në Afganistan.
Shpresohet që qeveria e re e Afganistanit të arrijë të ngrejë larg nivelin e sigurisë, paqes dhe zhvillimit të gjithanshëm të Afganistanit dhe në hapjen e një faqeje të re të marrëdhënieve të Kabulit me fqinjët dhe me BN.