‘Perla e shkretëtirës’, qyteti që mban veten të freskët në temperatura 50˚C

Çfarë do të bënit për të ngrohur banesën tuaj dhe ta çonit atë në temperaturën 20 gradë celsius nëse jashtë do të ishte 50 gradë celsius? Në Ghadamès të Libisë kjo gjë nuk kushton aspak. Ghadamès është një qytet që e mban vetë veten të ftohtë me blloqe të trasha dhe me shtëpi me mure të lyera me të bardhë e pemë të mbjella në të gjithë qytetin.
 
Qyteti i Ghadamès njihet edhe si ‘perla e shkretëtirës’, për shkak të ngjyrës së bardhë të shndritshme të banesave. Është një nga qytetet më të lashta pre-sahariane dhe një shembull i gjallë i arkitekturës të këtij rajoni, për klimën e saj dhe burimet natyrore. Qyteti ka një paraqitje në formë rrethore dhe shtëpitë janë të gjitha me mure mbrojtëse.
 
Njësia bazë e qytetit janë shtëpitë, të cilat janë të paktën dy katëshe. Hyrja në shtëpi bëhet përmes një dere, e cila të çon në një dhomë në formë drejtkëndëshe që përdoret si hambar. Në pjesën e pasme të dhomës ndodhen një palë shkallë që të drejtojnë në dhomat e ndenjes së familjes. Brenda në qytet ka shumë rrugë me kryqëzime të pafundme, të gjitha të mbuluara, në mënyrë që të ruhet një ambient i freskët.
 
Në katin e parë të banesave, përgjithësisht ndodhet një papafingo e ngritur dhe dhomat e gjumit ose të ndenjes. Tarraca ka të projektuara kulla të ngritura në formë çatie. Në to ka vende të hapura, të cilat lejojnë gratë të komunikojnë me njerëzit në lagje apo me femrat e tjera rreth banesave të tyre. Zonat e poshtme të mbuluara bë katet e para të banesave janë të rezervuara për burrat e shtëpisë.
 
I gjithë qyteti është i ndërtuar nga toka e mbuluar me pemë limoni e palma që formojnë labirinte në rrugë, çka bën që vera të jetë e freskët dhe dimri i ngrohtë. Limonat dalin nga muret e banesave dhe bien në rrugë me degët e tyre që bëjnë hije. Ghadames është një qytet i futur në listën e trashëgimive botërore të UNESCO-s. /tesheshi.com/

“>

Artikulli paraprak“Buzëqesh” Skënderbeu, në raundin e tretë gjen FC Milsamin
Artikulli vijuesMe gjithë armiqësinë, muslimanët e Moskës ndryshojnë qytetin