Buhariu dhe Muslimi e kanë të regjistruar një hadith nga sahabiu i njohur Hudhejfe ibn Jemame r.a. i cili thotë:
“Njerëzit në përgjithësi e pyetnin Pejgamberin a.s. për të mirën e mundshme, ndërsa unë e pyeta për të atë çfarë mund të jetë e keqe për ne.”
“O i Dërguari i Allahut, në kohën e xhahilijetit kishim të keqen ndërsa Allahu na dhuroi të mirën. Vallë, pas kësaj të mire a ka për të pasur ndonjë të keqe?”
“Po, do të ketë të keqe pas kësaj të mire”, u përgjigj i Dërguari i Allahut”.
“Po a do të ketë ndonjë të mirë në këtë të keqe?”, e pyeta unë.
“Po, mirëpo, rreth kësaj të mire do të ketë konfuzion dhe huti”.
Por, për çfarë hutie apo konfuzioni është fjala?”, i thash unë.
“Do të paraqiten njerëz të cilët do të thirrin në rrugën e drejtë, mirëpo ajo nuk do të jetë rruga ime. Diçka që do të flasin do të jetë e drejtë, mirëpo shumica e asaj që do të flasin do të jetë gabim” – tha i Dërguari i Allahut s.a.v.s.
“A ka ndonjë të keqe në këtë?” – pyeta unë.
“Po, do të paraqiten njerëz të cilët sikur rojet e Xhehenemit do t’i thirrin njerëzit, dhe kush do t’iu përgjigjet do ta fusin aty” – tha i Dërguari i Allahut s.a.v.s.
“Na i përshkruaj ata njerëz o i Dërguari i Zotit” – i thash.
“Ata janë nga gjaku ynë dhe do të flasin gjuhën tonë” – tha Alejhiselami!
“O i Dërguari i Allahut, çfarë na rekomandon nëse na godet kjo?” – e pyeta sërish.
“Përmbajuni xhematit dhe imamit (autoritetit moral dhe shpirtëror)!” – tha i Dërguari i Allahut s.a.v.s.
(Islampress)