Përmes "Radio Pendimit" një familjes iu ndërtohet një shtëpi

Në lagjën “ Bajram Curri” në Prizren, bëhet me shtëpi edhe një familje skamnore katër anëtarëshe, falë një ndihme prej mbi 30 mijë euro nga një bashkatdhetar që jeton në Gjermani, i cili ka dashur të mbetet anonim.

Iniciativa për ndërtimin e këtij objekti banimi për familjen Beqiri që jetonte në fshatin Xërxe të Dragashit, kishte rrjedhur nga drejtuesit e Radio “ Pendimi”. Hevzi Hasani, drejtues i kësaj radioje në Prizren, tha se pas vizitës që i bëmë kësaj familje (një nëne dhe 3 fëmijëve të saj), jemi ndier shumë të shqetësuar për gjendjen e rëndë pa kurrfarë kushte elementare banimi, dhe menjëherë këmi publikuar shpallje për t’i dal në ndihmë.

Më pas , vijo ai, jemi kontaktuar nga donatori vullnetmirë i cili ka premtuar që të gjitha shpenzimet për ndërtimin e shtëpisë t’i bart ai, dhe tani ndjehemi të gëzuar që po i mundësohet këtyre jetimëve një jetë më e dinjitetshme, theksoi Hevzi Hasani.

Pjesë e dorëzimit të çelësave të shtëpisë së re të kësaj familje, ishte edhe imami, Fadil Musliu, i cili me këtë rast, tha se tha se kjo është një vepër dinjitoze dhe shumë e madhe. Nuk ka fjalë dhe punë më e madhe se sa ti ndihmohet njeriut dhe njëri-tjetrit, sepse sipas parimit islam, një person që e gëzon një vëlla të tij apo besimtarë në këtë Botë, Krijuesi do t’a gëzojë atë në Botën tjetër.

Ndërkaq, Fadile Beqiri, nënë e tre jetimëve, pasi që bashkëshorti i saj kishte ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë kohë më parë, nuk gjente dot fjalën për të falënderuar ata që ndihmuan familjen e saj për të pasur kulm mbi kokë. Kostoja e ndërtimit të kësaj shtëpie për këtë familje nevojtare ka qenë 30 mijë euro me të gjitha pajisjet dhe orenditë e nevojshme shtëpiake. Personi që e ka gëzuar familjen Beqiri me këtë shtëpi të re, është një bashkëatdhetar nga Prizreni që jeton në Gjermani, i cili edhe në të kaluarën nuk ka hezituar për të shtrirë dorën e ndihmës për shumë familje të tjera jo vetëm në komunën e Prizrenit.

https://www.youtube.com/watch?v=0FFiGYIbp4E

2 4 5 32bd348f530bb9249251ad47fee31e88c714e1bc21d78054683823cbad7a09a2

Artikulli paraprakE çuditshme: Muslimani jep dhurata për Krishtlindje
Artikulli vijuesShefqet Krasniqin e përlot një pyetje