Xhavit Haliti: S’ka krizë për ta zgjedh Thaçin President

Nënkryetari Xhavit Haliti, ka thënë se nuk është problem për votat në parlamentin e Kosovës, për ta zgjedh Hashim Thaçi për President vitin tjetër.
Ne kemi një koalicion të gjërë numerik, mjaftë të madh.

Dhe rregullat janë të përcaktuara me Kushtetutë. Ai i ka votat e sigurta të PDK-së edhe një pjesë të LDK-së, besoj edhe votat e pakicave me të cilat jemi në koalicion, edhe me votat e miqve të tijë që janë në opozitë. Në coftëse qëndron ky koalicion, nuk shoh krizë në zjgehdjen e z.Thaçit për President.

Ai ka përjashtuar mundësinë që moszgjidhja e Presidentit, mund ta qoj vendin në zgjedhje.

Haliti foli edhe për Forcat e Armatosuna, për të cilat tha se nuk mund të shkojnë në Veri të vendit, për edhe disa vite.
“Nëse NATO i fton, pse jo. Por unë mendoj se është heret. Ata mund të shkojnë mbas një periudhe disa vjeçare, që do të përmbyllen bisedimet me Serbinë, do të saktësohet raportet Serbi-Kosovë dhe kur Serbia nuk ndërhynë në raportet e brendshme të Kosovës. Në këtë rast, unë e shoh rrezik, edhe për forcat e FSK-së, edhe për një konflikt të mundshëm që askush nuk mund ta garantoj. Gjeneratat e reja politike e Serbisë, do ta ndryshojnë atëherë kur do të ndërpritet influenca nga qarqet shoviniste në Serbi. Ata kanë influencë dhe janë mësuar me sundu në ish-Jugusllavi”, tha Haliti.
Ai foli edhe për Jakup Krasniqin, për të cilin tha se e ka mik të mirë.

“Jakupi ka qenë në LDK ndrsa unë s;kam qenë në LDK, këtu është dallimi. Pastaj ai erdhi në UCK. Ai pse ka dal në një parti tjetër, unë nuk e kam armiq, por e kam mik”, tha ai.
Ndërsa, duke folur për Fatos Klosin, Xhavit Haliti thotë se ka respekt.

Ai tregon se si e ka takuar Klosin, deri sa e quan të tepërt, etiketimin e tij nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, si spunë të Serbisë.

“Para Klosit, unë kamë qenë në kontakt me Kryeministrin e Shqipërisë, me Ministrin e Mbrotjes së Shqipërisë dhe me shumë akter të tjerë.

Më kanë lut për nja 2 orë që ta takoj Klosin. Nuk e njihja dhe kisha një përvojë jo shumë të mirë për këto shërbime, pasi shërbimet mbledhin informata për politikën dhe kjo ka qenë gjithmonë detyrë e tyre.Unë e respektoj si një kontributdhënëse sa i përket ndihmës dhe angazhimit të tij. Unë e di se ka pas vrejtje në veprimet. Nuk dua të përzihem në ato. Unë kam pas një detyrë nga Shtabi i Përgjithshëm që të ndërtoj raportin me shtetin shqiptar dhe me diplomacinë. Të thotë se është spiun i Serbisë, ka qenë e tepërt. Kjo cëstje të mos jetë temë e tavolinave tona”, tha ai.

Haliti: Edhe pse emri im u përmend në raportin e Martyt, unë e votoj Specialen

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti në emisionin ‘Debat’ në RTK, tha se Gjykata Speciale në Kosovë, mund edhe të ishte parandaluar.
Ai pranoj se ekziston një lloj tensioni lidhur me themelimin e kësaj gjykate.

‘Prokurori Willaimson dhe ekipi i tij kanë përfunduar hetimet dhe kanë përgatit dokumentacionet për Gjykatën Speciale. Ne e kemi mbështet këtë gjykatë dhe ka ardhur koha që ta formojmë këtë Gjykatë. Ekziston një tension që për mua është normal. Qoftë i njerëzve të veçantë qoftë i strukturave politike.

Por, sido coftë, ne kemi shku në finale të kësaj çështje. Me që parlamenti kla votuar herën e parë, unë shpresoj që edhe këtë herë do ta votoj’, tha ai.

Haliti më tej, tha se nuk beson që do të ketë të gjetura lidhur me akuzat, që ai i quajti makabre, e për të cilat edhe po formohet ‘Specialja’.

“Akuzat janë tepër të rënda, tepër makabre, dhe lidhur me këto akuza, ne duhet të përballemi me këqtë gjykatë. Dhe nëse nuk ka të gjetura, gjithcka do të përufundoj pa akuza. Dhe në coftë se ka, e që nuk e besoj, ne nuk mund ta dimë. Besoj dhe mendoj se duhet të besojmë në aleatët tanë strategjik, dhe nëse janë sit ë tillë, ne duhet pa tjetër t’i marrim parasysh kërkesat e tyre. Unë nuk mendoj se mund të luhet në këtë proces”, tha ai.

Por, Haliti thotë se po të veprohej me kohë, mund që Kosova ta kishte në dorë, fatin e saj. Por, tani drejtësisë në vendin tonë nuk po iu besojnë ndërkombëtarët.
“Unë mendoj që është vonë. Ne kemi pas mundësi që të vepronim ndryshe. Menjëherë të vepronim dh e ta krijonim gjykatën tonë dhe na të merremi me këto akuza. Ndoshta ka pas mundësi që të na mbetet në dorë. Themelimi i kësaj Gjykatë po bëhet se nuk po i besohet sistemit të Drejtësisë në Kosovë dhe nuk po jemi në gjendje të veprojmë për problemet tona”, tha Haliti.

Ai më tej, tha se do të ishte shumë më mirë që Kuvendi ta miratoj këtë gjykatë, sepse është e pakthyeshme, dhe mos votimi i saj në Kuvend, kish me i sjell problem vendit.
“Nëse kalon në kuvend, do të jetë më mirë për Kosovën. Nëse nuk kalon,. Frikohem se mund të përballemi me një izolim që mund t’i bëhet Kosovës dhe të përballemi me atë që edhe të akuzuarve edhe Kosovës do t’i del më keq”, tha ai.

Haliti më tej, tha se përkundër se a do të jetë ai në listën e Gjykatës Speciale, ai do ta votoj këtë në Kuvendin e Kosovës.
“Pa marrë parsyshë ku unë e kam emrin në raportin e ‘Dick Martyt’, unë do ta votoj. Kjo pasi që kjo do të jetë në të mirë të vendit, do të hap përspektivë edhe për investime”, tha ai.kohaislame
 
Artikulli paraprakAkullore shtëpie me vanilje
Artikulli vijuesAzem Vllasi: Erdhën në Prishtinë me një qesë e tash janë milioner