Përplasen dy autobusë në Indi

Nga aksidenti 20 të vdekur dhe disa të plagosur

Të paktën 20 pasagjerë kanë mbetur të vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur pas një përplasjeve të dy autobusëve në qytetin Gorakpur në Indinë veriore. Nga autobusët njëri i përkiste një kompanie private ndërsa tjetri një linje shtetërore. Autobusi i linjës shtetërore është kthyer përmbys teksa përpiqej të devijonte dhe më pas është përplasur nga autobusi tjetër. Mes pasagjerëve kishte gra dhe fëmijë. Aksidentet rrugore në Indi janë të zakonshme, pasi rrugët janë jo cilësore. Ndërsa zyrtarët e transportit ia vënë fajin për aksidentet e shumta rrugore shoferëve të papërgatitur./bs/kohaislame

Artikulli paraprakKanadaja mbyll seksionin e vizave në Iran
Artikulli vijuesPushteti krijon varësi si kokaina