Mediet amerikane raportojnë se mbrëmë vonë pesë vetë janë arrestuar për tu marrë në pyetje, lidhur me hetimet për bombën e prodhimit shtëpiak, që dje ka eksploduar në krahun e djathtë perëndimor të pjesës Menhetën në New York, me ç’rast janë plagosur 29 vetë.
Këta pesë persona janë arrestuar së bashku në një veturë, që ishte ndalur në një autostradë në Bruklin të New Yorkut dhe janë dërguar në një ndërtesë të agjencisë FBI për tu marrë në pyetje.
Sot herët në mëngjes, FBI tha se asnjëri prej tyre nuk është akuzuar lidhur me eksplodimin, në një rrugë në lagjen Chelsea në New York.
Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë e menjëhershme për eksplodimin në New York.
Zyrtarët kanë thënë se nuk prova fillestare që e ndërlidhin këtë sulm me ndonjë grup terrorist.