Peugeot pritet që të hënën të prezantojë gjeneratën e dytë të modelit 3008.
Kompania franceze nuk ka ofruar detaje të shumta për modelin dhe as nuk ka publikuar ndonjë fotografi të tij.
Sipas raportimeve, modeli pritet të ndryshojë shumë nga gjenerata e parë, me ndryshimet më të mëdha që do të jenë në interier.
Motori pritet të vijë me tre ose katër cilindra dhe me fuqinë që shkon te rrotat e përparme. Priten edhe modele me sistem që tërheqin me të gjitha rrotat.