Pezullohet hetimi ndaj "BABES"

Thirrja në imunitet e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka bërë që hetimet ndaj tij, ku ai dyshohet për “Falsifikim të dokumenteve dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare” të pezullohen për një kohë të pacaktuar.

Kanë kaluar më shumë se dy javë kur ishte paraparë që Enver Hasani së bashku me kryetaren e porsazgjedhur të Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama, ishin ftuar në seancë gjyqësore në kuadër të një hetimi të veçantë.
 
Hetimi ka nisur nga Prokuroria Speciale me qëllim të sigurimit të dëshmisë së dëshmitarit kryesor të rastit ndaj Enver Hasanit, gjyqtarit Robert Carolan.kohaislame
Artikulli paraprakNikoliq ofendon Jahjagën: Ti nuk je kryetare shteti!
Artikulli vijuesShqipëri, Urdhër-Arrest për pronarin e Agon Channel, akuzohet se pastroi miliona euro