“Pijet energjike e ndalin rritën e fëmive” (video)

0
1958

Hulumtimet: 74% e fëmive në Kosovë përdorin pije energjike

Pijet energjike janë ba trend i përdorimit në vendin tonë, madje ato përdorën ma së shumti nga moshat e reja.

Hulumtimet e shumta të cilat janë ba nga organizata të ndryshme, kanë nxjerrë rezultate të preme, që përdorimi i pijeve energjike ka pasoja të mëdha.

Doktor Shaban Mecinaj thotë për Televizionin Rrokum se gjatë përdorimit të pijes energjike, organizmi e shfrytëzon ate si energji të domosdoshme dhe personi duhet me dhanë energji shtesë për me balancue, ose përndryshe ajo energjie e fitueme ndikon në moszhvillimin e aspektit fizik dhe psikologjik.

Dr. Mecinaj ma tej thotë se pijet energjike që jepen në formë të psikostimuluesve, e damtojnë funkcionimin intelektual te të rijtë.

Por se pijet energjike janë të damshme tregon edhe nji hulmtimim i bame nga iniciativa “Rritu shnetshëm”.

Afrim Berisha nga kjo inicitavë thotë se të dhanat kallxojnë se në vendin tonë 74% e fëmive përdorin pije energjike.

Njajtë si hulumtimet tjera, edhe Berisha kallxon se si këto pije ndikojnë vetëm negativisht në trup të njeriut.

Madje ai ka potencue se pijet energjike munden me shkaktue edhe infarkt të fëmitë.

Berisha thotë se ata e kanë formulue nji dokument dhe e kanë dergue në Komisionin për Shëndetësi dhe kanë marr premtime se rekomandimet nga ky hulumtim kanë me u futë si dispozita ligjore në kuadër të ligjit për ushqim të Republikës së Kosovës.

E ndaljen e pijeve energjike te fëmitë tashma e kanë ba shumë vende europiane, tue përfshi këtu Suedinë, Lituaninë, Bullgarinë e disa shtete të tjera.