6 KOMPANITË AMERIKANE QË KANË NË PRONËSI 90% TË MEDIAVE NË BOTË!

0
1000

Viteve të fundit në opinion shpesh mund të dëgjojmë shprehjen ”mainstream media”, por shumë pak kush di çka janë ato dhe kush janë pronarët e tyre. Sipas definicionit, mediat mainstream janë ato të cilët ndikojnë në një numër të madh njerëzish dhe të cilët janë të aftë të dizajnojnë opinionin publik.

Sa është fuqia e mediave mainstream ndoshta më së mirë e pasqyron deklarata e filozofit të shquar Noam Chomsky, i cili i ka përshkruar në këtë mënyrë:” Korporatat e mëdha mediale, sikurse që janë CBS apo New York Times, plasojnë rrëfimet dhe tezat e tyre në opinion, ndërsa këto rrëfime më vonë i marrin edhe mediat më të vogla, të cilët nuk kanë burime që të merren me hulumtimin e temave në mënyrën e vet. Mediat mainstream më të mëdha nëpërmjet kanaleve të tyre, sikurse që janë agjencionet ‘Associated Press’ dhe ‘Reuters’, opinionet e tyre imponojnë mediave tjerë, të cilët me vetëdije apo pavetëdije zgjerojnë ndikimin e tyre”.

Mirëpo, ajo që posaçërisht shqetëson është përgjegjia në pyetjen: – – Kush janë pronarët e mediave më të mëdha dhe më të shquara në botë?

Përgjigjja është trishtuese:

– Besoni apo jo, madje 90% të mediave më të mëdha në Amerikë gjenden në pronësi të vetëm gjashtë korporatave.

Kompanitë amerikane:

– General Electric,

– News Corp,

– Disney,

– Viacom,

– Time Warner dhe

– CBS në pronësi të tyre mbajnë 90% të hapësirës mediatike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropën Perëndimore.

Në pronësi të tyre, përveç tjerash gjenden CNN, FOX, ABC, The Guardian, ESPN, NBC, Universal, HBO, MTV, VH1, Telemundo…

Për krahasim, numri i njëjtë i mediave në vitin 1983 gjendeshin në pronësi të 50 kompanive, por tani ai numër është zvogëluar në 6. Kur janë në pyetje njerëzit, mund të thuhet se 15 multimiliarder apo familje komplete kontrollojnë korporatat e lartpërmendura, sikurse edhe mbetjet tjera të mediave të shquara.

Michael Bloombergu, Rupert Murdochu, Donald and Samuel “Si” Newhouse, familja Cox, Jeff Bezos, John Henry, Sheldon Adelson, Joe Mansueto, Mortimer Zuckerman, familja Barbey, Stanley Hubbard, Patrick Soon-Shiong, Carlos Slim Helu, Warren Buffet dhe Viktor Vekselberg janë pronarët e mediave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe në botë, në mënyrën si e ka sqaruar në fillim të artikullit, Noam Chomsky.