“PKK-ja është DAESH-i i kurdëve”

Në një deklaratë për gazetarin e AA-së, zëdhënësi i Iniciativës AZADI, Javuz Delal, kryetari i partisë së mbyllur HEP, Fehmi Işıklar dhe ish-politikanët Ibrahim Güçlü dhe Sertaç Buxhak, thanë se masakra në Dürümlü tregon edhe njëherë qartë se organizata terroriste PKK, dëmin më të madh i’a ka shkaktuar kurdëve

ANKARA (AA) – Politikanët kurdë kanë reaguar ndaj sulmit me një kamion të mbushur me lëndë eksplozive kundër civilëve në fshatin Dürümlü në Sur të Diyarbakirit, ku humbën jetën 16 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për gazetarin e AA-së, zëdhënësi i Iniciativës AZADI, Javuz Delal, kryetari i partisë së mbyllur HEP, Fehmi Işıklar dhe ish-politikanët Ibrahim Güçlü dhe Sertaç Buxhak, thanë se masakra në Dürümlü tregon edhe njëherë qartë se organizata terroriste PKK, dëmin më të madh i’a ka shkaktuar kurdëve.

Politikani dhe shkrimtari Ibrahim Güçlü tha se PKK-ja që nga formimi deri në ditët e sotme ka dëmtuar rëndë kurdët. Duke nënvizuar faktin se PKK-ja ka pësuar shumë humbje pasi ka zbritur në qytete, Güçlü thotë se kjo është arsyeja që kjo organizatë ka marrë në shënjestër popullatën.

”Duke mos marrë atë që synonte nga përplasja e armatosur, PKK-ja po zhvillon një tjetër strategji, atë të vrasjes së civilëve. Me kamionë të mbushur me eksplozivë hedhin në erë fshatrat të cilët i’u dalin kundër”,- u shpreh Güçlü.

PKK-ja është një projekt i cili nuk është i kurdëve, tha Güçlü dhe ai shton se fuqitë që duan të jenë aktive në rajon përdorin PKK-në si mashë. ”PKK duke punuar për këto shtete nga ana tjetër po zhvillon një politikë shtypëse në vetvete. Nëse do ta shohim nga kjo dritare atëherë mund të themi qartë dhe njëzëri që PKK-ja është DAESH-i i kurdëve”,- theksoi Güçlü.

Duke nënvizuar se PKK-ja është duke përdorur çdo vdekje dhe shkatërrim për të përfituar, Güçlü ka theksuar: ”Vrasja e civilëve, boshatisja e qyteteve, masakrat dhe shkatërrimet nuk janë të rëndësishme për asnjë organizatë. PKK doli e humbur në luftën në qytete. Por qytetet e boshatisura dhe fshatarët e vrarë ata i konsiderojnë si fitim. E çfarë mund të pritet nga një organizatë ku numri i të vrarëve brenda llojit ka kaluar 1 mijë persona?”

 

Artikulli paraprakTurqi, policia arreston dhjetëra të dyshuar për mashtrim mjekësor
Artikulli vijuesTurqi, humb jetën ushtari i plagosur gjatë operacionit kundër PKK-së