Plani i Serbisë për ndarjen e veriut

Qeverinë Serbe po e tmerron fakti që serbëve të veriut të Kosovës mundet ti jepet Autonomi e zgjeruar, nga frika e efektit domino tek pakicat jo serbe në Sanxhakë , Luginën e Preshevës dhe Vojvodinë, të cilat do të ndjekin hapat e serbëve në Veri dhe fakti i krijimit të mundshëm të krahinave autonome brenda shtetit Serbë ka nxitur Qeverin serbe të dal me plan të ri për Kosovën , duke kërkuar ndarjen e veriut si opsionin më të qëndrueshëm.

Deri sa bota ndërkombëtare po merret me komentimin e idesë së Kryeministrit Dacic , Qeveria Serbe duke ditur reagimin e mundshëm të Shqiptarëve , heshturazi po përgatitet për copëtimin e Luginës së Preshevës .

Çfarëdo shkëmbimi i mundshëm i territoreve me Kosovën , për Serbinë do të ishte i papranueshëm nëse dy pikat strategjike liqeni i Gazivodës në veri dhe linja hekurudhore Beograd -Athinë pjesa në Luginën e Preshevës nuk do të kontrolloheshin nga Serbia.
Prandaj Qeveria Serbe , nëpërmjet infiltrimit dhe stimulimit ka ndihmuar “fitoret” e partive politike në Luginën e Preshevës që shtrihen në nivele lokale , duke sabotuar dhe minuar të gjitha tentimet për krijimin e institucioneve regjionale që Luginën e e paraqesin si regjion në vete .

Epiqendra e planit të ri serb mbetet qyteti i Bujanocit si pika strategjike e kontrollit të Korridorit 10 , hekurudhës Beograd-Athinë , linjave të tubacionit Rusë të gazit “Lidhja Jugore” dhe zonës ku do të hapet kanali ujor Danubë-Deti Egje.

Aty me ndihmën e bazës ushtarake “Cepotin” dhe mbështetjes qeveritare serbe , Serbët lokal nxisin tensione etnike duke sabotuar vazhdimisht bashkëpunimin me Shqiptarët . Me qëllim , copëtimin administrativ të Luginës së Preshevës në dy zona : serbe dhe shqiptare.

Arben Jahiu/ INA/kohaislame

Artikulli paraprakKrasniqi paralajmëron mundësinë e largimit nga PDK
Artikulli vijuesAbdullahu i Jordanisë: Nuk ka alternativa për zgjidhje politike në Siri