Njeriu që do ta udhëheqë Zyrën administrative përtej Ibrit do të jetë qytetar serb dhe do të zgjidhet me konkurs. Pas këtij hapi, sipas burimeve të Express, do të publikohet edhe plani i detajuar për integrimin e kësaj pjese të vendit. Diplomatët perëndimorë në Prishtinë e mirëpresin hapjen e Zyrës, derisa e përjashtojnë statusin special për veriun. Oliver Ivanovic thotë se ky është një provokim i radhës nga Prishtina.
Qeveria e Kosovës po e pret emërimin e Shefit të Zyrës administrative për veriun e Mitrovicës për të shpalosur në detaje planin për integrimin e asaj pjese të Kosovës.
Burime të Express brenda Qeverisë kanë treguar se zyrtari që do të emërohet përmes konkursit publik do të jetë qytetar serb i veriut dhe do ta ketë barrën kryesore për të dialoguar me banorët lokalë dhe për t`i afruar ata më afër Prishtinës.
“Sikurse udhëheqësi edhe punëtorët e Zyrës do të jenë njerëz që jetojnë në veri. Posa të emërohet do të publikojë në detaje planin, i cili fokusohet në investime socio-ekonomike”, ka thënë një zyrtar i Qeverise.
Megjithëkëtë, vetëm një ditë pas themelimit ka ardhur reagimi i përfaqësuesve të serbëve të veriut, të cilët kanë kundërshtuar hapjen e Zyrës së re atje, me arsyetimin se nuk është pyetur Beogradi./Indeksonline/kohaislame
You Might also Like
Skandaloze, aksion për arrestimin e Sylës, ndërsa ai ndodhej në burg
EULEX sot në mëngjes ka zhvilluar një aksion në shtëpinë e Shaban Sylës me qëllim…
By
2 Min Read
Akrepat e orës janë kthyer prapa
Në mesnatën e sotme akrepat e orës kanë lëvizur për 60 minuta mbrapa, nga ora…
By
1 Min Read
Sondazhi: Kush do të jetë kryetari i ri i LDK-së?
Po vazhdon një “luftë” e ashpër për të parin e LDK-së që nga hapja e…
By
1 Min Read
Surroi shkreton sërish: Kujdes nga Islami
Veton Surroi sërish ka ndezur shkretuar, për siç ka thënë ai, përhapjen e Islamit ndër…
By
3 Min Read
Arrestohen nënë e bijë për vrasjen e hudhjen e foshnjes në mbeturina në Mitrovicë
Lidhur me rastin e foshnjes së pajetë që është gjetur dje në deponinë regjionale të…
By
1 Min Read
FOL: Prishtina dhe Peja, prinë në mos-luftë kundër korrupsionit
Qyteti i Prishtinës dhe ai i Pejës janë dy qytetet që prokuroritë e tyre nuk…
By
3 Min Read
