Ajo çfarë po ndodh me refugjatët me të vërtet tmerri i botës. Bllokada që ata kanë në disa vende, duke u mbyllur, ka bërë që aktivistët të gjenden para disa situatave të vështira. Në emisionin SFIDA ishte i ftuar, Kastriot Rexhep nga Asociacioni Civil NUN, ai ka treguar gjendjen aktuale përtej fotografive që shohim në gjendjen faktike.
Rexhepi thotë se shteti i Maqedonisë nuk ka kapacitet për refugjatët. Ai po ashtu thotë se organizatat joqeveritare kanë kryer një rol të madh në heqjen e kësaj barre për shtetin e Maqedonisë. Ai ishte i ashpër ndaj ministrit Fatmir Besimi, i cili sipas tij nuk është bashkëpunues me organizatat që janë në terren.
Ndër të tjera ai tregoi përvojat e tij me refugjatët, se sa emocionale janë rastet të llojllojshme që ndodhin në kufirin e Greko-Maqedon. Ai tregon se si e organizojnë këtë punë: “Aktiviteti ynë kryesor është shpërndarja e ushqimit dhe veshmbathjeve. Ne funksionojmë në baza vullnetare, ku kemi mbi 60 aktivistë të cilët kanë shprehur gatishmëri që të kontribuojnë në këtë çështje delikate”.
Ndër të tjera u përmend edhe propaganda e cila bëhet ndaj refugjatëve, për refuzimin e tyre nga shumë vende. Ai i shpjegoi se këto raste i diskutojnë me shumë organizata humanitare globale. “Në mesin e refugjatëve ka shumë njerëz të mirë, ka edhe shumë të ditur si inxhinier, avokat, e doktor mirëpo ato janë në gjendje të luftës e duhet ndihma jonë”.
Në këtë emision është diskutuar edhe mundësia që refugjatët të ndërrojnë vijën e lëvizjes, si Shqipëria apo Mali i zi.
Në fund ai ftoi të gjithë ata që duan të kontribuojnë, se janë të hapur për bashkëpunim./KohaIslame