Po të zgjedhej nuk do të lejonte bartjen e nikabit ne Francë

Kandidati presidencial i Francës, François Hollande, tha se nuk do të shfuqizonte ndalesën e mbulimit të plotë të fytyrës në publik, nëse do të zgjidhej në postin e presidentit.

Ligji – për të cilin kritikët thonë se stigmatizon gratë myslimane – ka hyrë në fuqi gjatë presidencës së Nicolas Sarkozy.

Socialisti Hollande dhe i djathti Sarkozy do të përballen në balotazhin e 6 majit, për zgjedhje në krye të Francës.

Të dy kandidatët përpiqen të fitojnë mbështetjen e 6.4 milionë votuesve që kanë votuar ekstremin e djathtë – Frontin Kombëtar – në raundin e parë të zgjedhjeve më 22 prill.

Hollande, duke folur për RTL-në, tha se do të vazhdonte ndalesën e burkas, por “do ta aplikonte në mënyrën më të mirë”. Ai nuk ka dhënë shpjegime të tjera për këtë./koha/kohaislame

Artikulli paraprakÇfarë mësohet e ç’duhet mësuar (II)
Artikulli vijuesIrani asnjëherë nuk është kërcënim për Izraelin