PE: Dënohet shfrytëzimi i drejtësisë për politikë në Rusi

Parlamenti Evropian sot e ka miratuar një rezolutë me të cilën dënohet përdorimi i drejtësisë për qëllime politike në Rusi.

Në rezolutë shprehet “pakënaqësi e thellë për vendimin dhe dënimin jopërkatës” kundër tri anëtareve të grupit protestues të femrave, Pussy Riot.

Mëtutje, në këtë rezolutë shprehet shqetësim edhe për dënimin me tetë vjet burg kundër aktivistes opozitare, Taisia Osipova, si dhe për hetimet penale, cak i të cilave janë figurat udhëheqëse opozitare, siç janë Aleksej Navalni, Boris Njemcov dhe Sergei Udalcov.

Rezoluta kërkon nga Moska që t’i gjejë dhe t’i dërgoj para drejtësisë vrasësit e gazetares Ana Politkovskaja, dhe aktivistes për të drejtat e njeriut, Natalija Estemirova.

Kërkohet edhe hetim i besueshëm dhe i pavarur për vrasjen e avokatit kundër korrupsionit, Sergei Magnicki, në vitin 2009, derisa ai ishte në burg./BS/kohaislame

Artikulli paraprakRegjisori izraelit i filmit antiislam mbron veprën e tij
Artikulli vijuesGormez: Vrasjet në Libi të refuzuara si fetarisht ashtu dhe njerëzisht