Ky është momenti dramatik kur një turmë në një xhami e kanë rrahur një sulmues vetëvrasës pasi zbuluan se ai kishte eksploziv të ngjitur për trupin e tij.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, incidenti shokues ka ndodhur në një xhami në qytetin jugor të Turqisë, Adana.
Ai thuhet se ishte zgjuar dhe ishte drejtuar në drejtim të imamit në një përpjekje për të rrëmbyer një mikrofon.
Për fatin e mirë, në momentin që ai kishte filluar të bërtiste duke thënë se do të hidhte veten në erë, ai u mposht nga turma.
Sipas medieve të huaja, ai më pas ishte marrë nga policia, e cila ka konfirmuar se ai kishte një numër të bombave të punuara me dorë në trupin e tij.
Sipas raporteve lokale bëhet fjalë për Mahmut Kilicaslan, rreth 25-vjeç, pronar i një internet kafeje i cili kishte udhëtuar në Siri tri herë.