Poezia e Erdoganit: Nuk vdiq Aljani, por ndërgjegjja e umetit

Rexhep Taip Erdogan ka qarë kur kishte parë foton e Alanit në bregdetin turk. Në profilin e tij në Facebook në gjuhën arabe është publikuar një video me vargje kushtuar Alan Kurdit:

“O ti det, ngadalë! Të lutem, mos ja prish gjumin djaloshit

Ai moti nuk ka përjetuar një rehati të tillë

O det, leje të flejë,

Sepse, ndërgjegjja e botës është zhytur në gjumë të thellë.

O ti det, të lutem mos ia prish flokët dhe mos ia shkatërro teshat,

sepse ai nuk ka tesha të tjera me çka ta pres Bajramin.

Nuk vdiq djaloshi, vdiq ndërgjegjja e ummetit musliman,

ndërsa djaloshi ende ëndërron lodrat që nuk ia kanë prish granatat.

O det, të lutem, leje djaloshin të qetë

sepse, në fund të fundit çdo udhëtim do të përfundojë,

ndërsa udhëtimi i tij sapo ka përfunduar.”

Artikulli paraprakGruevski me cdo kusht dëshiron ta rris natalitetin, In vitro falas për fëmijën e tretë
Artikulli vijuesOH HILAL edhe sot ndihmoi refugjtët nga Siria