Lajmet e fundit nga Italia bëjnë të ditur se Paul Pogba ka refuzuar Chelsean dhe pagën e tyre të madhe.
Por edhe e përditshmja franceze ‘L’Equipe’ raporton se 22 vjerçari ka refuzuar ofertën e kampionëve anglez edhe pse u telefonua personalisht nga trajneri Jose Mourinho.
“Gazzetta dello Sport’ shkruan se londinezët ishin të gatshëm të paguanin 85 milionë euro për ish futbollistin e Manchester United, ndërsa në pako ishte edhe braziliani Oscar.
Besohet se agjenti i lojtarit kishte nxjerrë një rrogë prej 12 milionë euro për francezin, por edhe kjo u refuzua.