Temperaturat e ulëta ngrijnë edhe ujëvarën e Niagaras (Foto)

Rekordi i temperaturave i shënuar në të gjithë SHBA-të dhe në Kanada solli edhe ngrirjen e ujëvarës Niagara.
Një koleksion fotografish kanë treguar momentin, kur uji i ujëvarës ka ngrirë para se të binte poshtë.

Fatmirësisht, temperaturat e ulëta nuk do të vazhdojnë dhe për shumë kohë, pritet që javën që vjen temperaturat të rriten dhe akulli në ujëvarë të shkrijë.

Fotot tregojnë ujin e ujëvarës, i cili ka mbetur pezull në ajër. Ky fenomen nuk kishte ndodhur që në vitin 1848, ku ujëvara ngriu aq shumë sa njerëzit mund të ecnin në akull. /Shekulli/

 

 

Artikulli paraprakQeveria e Kosovës ndan 1.7 milion euro për “Policinë e MUP-it”
Artikulli vijuesStudiuesit: Gjelbërimi rrit lumturinë