Policia amerikane sivjet ka vrarë të paktën 385 persona

Në kohën e debateve të ashpra në lidhje me përdorimin e tepruar të forcës policore, e përditshmja amerikane “Washington Post” publikoi një studim i cili pretendon se policia amerikane në pesë muajt e parë të këtij viti, me armë zjarri vrau të paktën 385 njerëz.
 
Duke vënë në dukje se policia amerikane në bazë ditore vret mesatarisht më shumë se dy persona, nga “Washington Post” citojnë se këtë vit policia vrau dyfishë më shumë persona në krahasim me periudhën e njëjtë të disa viteve të mëparshme.
 
Rezultatet e hulumtimit janë publikuar në uebfaqen e gazetës amerikanë, transmeton AA, ndërsa theksohet se këto rezultatet janë arritur pas shqyrtimit të të gjitha burimeve zyrtare, si dhe raporteve të mediave dhe raporteve të bëra nga organizatat jo-qeveritare.
 
Dy e treta e të vrarëve ishin pjesëtarë të komuniteteve pakicë. Në mesin e viktimave të dhunës policore ishin 365 meshkuj, 171 të bardhë, 100 afro-amerikanë, 54 latino-amerikanë, gjashtë aziatikë, tre anëtarë të minoriteteve të tjera, dhe 31 persona identiteti i të cilëve nuk është përcaktuar. Në mesin e 20 grave të vrarë, nëntë ishin të bardha.
 
I njëjti burim thekson më tej se 80 përqind e të vrarëve gjatë hapjes së zjarrit nga policia ka bartur armë dhe objekte të mprehta që konsiderohen si armë të ftohta, ndërsa së paku 49 persona nuk kanë poseduar asnjë armë. Të paktën 13 të vrarë rezultuan më vonë se nuk kanë mbajtur armë, por lodra apo objekte tjera.
 
Shumica prej 385 të vrarëve ishin të moshës 25-34 vjeçare, ndërsa në mesin e tyre ishin edhe tetë të mitur.
 
Gjykatat amerikane deri më tani kanë ndjekur penalisht dhe kanë dënuar vetëm tre policë për vrasje.kohaislame
Artikulli paraprakOKB konfirmon vrasjen e mbi 6,400 personave në Ukrainë
Artikulli vijues4 hapat për parandalimin e sëmundjes alzheimer