Policia arreston 11 persona që i kërkonte më herët

Policia e Kosovës ka arrestuar gjithsej 11 persona në vende të ndryshme të Kosovës, persona këta që kanë qenë deri më tani në kërkim.
Të gjitha arrestimet sipas raportit të policisë janë realizuar ditën e djeshme dhe se tani janë dërguar për të vuajtur dënimin.
Dy të arrestuar janë nga Vitia, të cilët për të vuajtur dënimin janë dërguar në burgun e Dubravës.
Në Burgun e Dubravës, janë dërguar po ashtu edhe tre persona tjerë nga Gjilani dhe një nga fshati Grncar i Kllokotit, transmeton KosovaPress.
Në këtë burg dënimin do të vuajnë edhe tre të tjerë të arrestuar ditën e djeshme nga policia e Kosovës.
Njëri është arrestuar në Rr. “Abedin Rexha” në Klinë, tjetri në fshatin Shkozë të Malishevës dhe një tjetër është arrestuar në Skenderaj.
Arrestime ka pasur edhe në Rr. “William Woker” në Prizren, por i arrestuari sipas raportit të policisë është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Qarkut në Prizren.
E arrestimi i fundit që është bërë ditën e djeshme dhe që zënë vend në raportin e policisë, është arrestuar te Qafa e Morinës dhe është dërguar në mbajtje.
Por nuk janë vetëm këto arrestime. Në raportin e policisë së Kosovës, gjithsej thuhet se janë bërë 26 arrestime.
Artikulli paraprakAustria çdo 14 ditë do të kthej nga një aeroplan me emigrantë
Artikulli vijuesShpërthim në Libi, 30 persona të vrarë