Policia e Kosovës dhunon organizimin "PROFETI MUHAMMED, MËSUES I NJERËZIMIT"

Organizata Joqeveritare, Forumi i të Rinjve Myslimanë, ka organizuar një aktivitet publik me moton “Profeti Muhamed , mësues i njerëzimit”, në Sheshin “Nëna Terezë”. Me këtë rast ata kanë shpërndarë edhe disa libra fëmijëve lidhur me jetën e Muhamedit dhe fenë.

Mirëpo, kjo gjë nuk u zgjati shumë pasi që këta të rinj u larguan nga vendi ku edhe ishin pozicionuar.E këtë largim të tyre e bëri Policia e Kosovës, të cilët prapa kamerave të KosovaPress-it thanë që ky aktivitet është bërë pa paralajmërim.

OJQ, Forumi i të Rinjve Myslimanë, të cilët nuk dëshironin të prononcoheshin , thanë se për këtë aktivitet Policia e Kosovës ka qenë e njoftuar dhe se kanë lejuar këtë aktivitet ta zhvillojnë për një orë.

“Drita e zëmrës”, “Besimi Islam”, “Mburoja e Islamit”, ishin titujt e librave që janë shpërndarë.

Në një postim në Facebook, organizotorët deklaruan:

Sot në Prishtinë u mbajt organizimi i quajtur “PROFETI MUHAMMED, MËSUES I NJERËZIMIT”

Edhe pse Qeveria e Kosovës nuk do organizime për Profetin Muhammed alejhiselam, organizimi i paralajmëruar u mbajt…. me rendësi populli është me ne! Shihe me poshtë galerinë me fotografi.

 

(Përditësuar) FRM thotë se ka marrë leje për shpërndarje të fletushkave

Forumi i të Rinjve Myslimanë (FRM) ka demantuar raportimet në media për shpërndarjen e fletushkave me përmbajtje fetare në sheshin “Nënë Tereza”.

Në një reagim dërguar mediave, FRM ka bashkëngjitur edhe lejen që kanë marrë nga Policia e Kosovës për këtë organizim.

“Pasi që FRM është pajisur me leje nga policia dhe Komuna e Prishtinës, librat e shpërndarë në organizim janë libra të botuara në Kosovë dhe në përmbajtje të tyre kanë njohuri themelore mbi profetin dhe islamin. Këto njohuri themelore fëmijët tanë duhet t’i marrin nga librat që shpërndahen, pasi që qeveria nuk u jep të drejtën e mësim besimit në shkollat publike”, thuhet ndër të tjera në këtë reagim.

 

Artikulli paraprakSHBA: Fushata muslimane – amerikane për largimin e Islamofobisë
Artikulli vijuesArabia Saudite: E njëjta politikë e naftës për të mbajtur të lartë prodhueshmërinë