Në mes policisë izraelite dhe palestinezëve në kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Jerusalem sot kanë shpërthyer përleshje të cilat nuk kanë rezultuar me viktima apo arrestime, raporton Reuters
Dhuna që ka mbizotëruar në mes popullatës së lëtyre dy vendeve, ka ngritur shqetësim në komunitetin ndërkombëtar.
Kjo përleshje kishte shpërthyer pasi që të rinjtë palestinezë duke brohoritur “Zoti është i madh”, kishin gjuajtur me gurë në drejtim të policisë izraelite, e cila ka reaguar ndaj tyre duke i shpërndarë dhunshëm me plumba gome.
Palestinezët kanë deklaruar se vizitat e shpeshta nga grupet çifute në kompleksin e tyre të shenjtë, po e zvogëlojnë kontrollin fetar mysliman atje.
Incidenti i së dielës ka ndodhur në prag të festivalit çifut të Sukothit dhe në fund të festës myslimane të Kurban Bajramit.
Deklaratat zyrtare nga shtëpia e Bardhë e SHBA-ve kanë thënë se janë thellësisht të shqetësuar për dhunën e cila ka ardhur nga të dyja palët gjatë javëve të fundit.