Policia Rajonale e Prishtinës nuk e ka komentuar arrestimin e shefit të inspektoriatit të Prishtinës, Salih Zyba. Zëdhënësja e policisë për Prishtinë Flora Ahmeti thotë se krejt çka policia ka bërë, është se e ka respektuar urdhrin e gjykatës.
“Është zbatuar një urdhëresë nga Gjykata Themelore e Prishtinës, arsyeja është e gjykatës, ne nuk i komentojmë ato”, tha zëdhënësja e rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti
Erzen Vraniqi ka thënë se ky arrestim ka ndodhur pa fletëarrest nga ana e Policisë, transmeton Klan Kosova.
“Për më tepër Policia arreston edhe dy pjesëtarë të sigurimit të Komunës, Ditar Canolli dhe Kushtrim Halilaj se kryen detyrën e tyre duke i kërkuar autorizim policëve për të hyrë në objekt të Komunës. #shtetikapur”, ka shkruar Vraniqi në Facebook.