Policia e Kosovës informon se me sot, rreth orës 13:12, është njoftuar nga Qendra Emergjente e Spitalit Rajonal në Pejë se një person kishte arritur më gjendje të rëndë shëndetësore. Përkundër përpjekjeve të ekipit mjekësor për t’i dhënë ndihmën adekuate mjekësore, i njëjti kishte ndërruar jetë.
Menjëherë, njësite relevante policore në Istog kanë ndërmarrë kanë mbledhur informacione lidhur me rast, ndërsa sipas të dhënave të para hetimore mësohet se rreth orës 12:00, në fshatin Banjë të Istogut, viktima A.A. (i lindur më 17 shtator 2000), kishte hyrë në autobusin “Meli Tours” që të shkojë në drejtim të Pejës. Aty krijohet një tollovi me ç’rast (sipas dëshmitarëve), nisa zënka në mes të viktimës dhe personave të dyshuar.
Pas kësaj zënke që nuk kishte zgjatur shumë, viktima zbret nga autobusi dhe shkon në fshatin Lubovë, jo larg nga Banja. Pas arritjes në shtëpi, iu kishte keqësuar gjendja shëndetësore dhe menjëherë nga prindërit e tij ishte transportuar për në Spitalin Rajonal në Pejë.
Hetuesit rajonalë kanë shoqëruar tre persona të moshës së lindur vitin 2000, pjesëmarrës në ketë zënkë të cilët janë intervistuar në prezence të prindërve të tyre dhe mbrojtësve adekuatë.
Pas intervistimit të tyre, prokurori i shtetit ka lëshuar aktvendimin për ndalim për 24 orë.
Me aktvendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për autopsi në Departamentin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.