Presidenti polak, Andrzej Duda, i ka bërë thirrje NATO-s për vendosjen e një numri “të konsideruëshëm” të trupave dhe pajisjeve në Evropën Lindore, me qëllim të mbrojtjes së Polonisë dhe rajonin nga një Rusi më agresive.
“Çështja është se trupat e NATO-s duhet të jenë të vendosura dhe të shihen”, ka thënë Duda gjatë një vizite që të hënën ia ka bërë selisë së NATO-s në Bruksel.
Polonia do të jet nikoqire e samitit të ardhshëm të NATO-s që do të mbahet në muajin korrik dhe Duda ishte i qartë në shpresën e tij, se liderët e aleancës do të vendosin gjatë samitit për një stacionim më afatgjatë të trupave të NATO-s në vendin e tij.
Ai është shprehur se dëshiron që prania e NATOs në Poloni të jetë “e përhehrshme sa të jetë e mundur”.
Ai nuk ka përmendur numa se sa forca do të donte në Poloni, por tha se trupat e NATO-s duhet të jenë në në sasi të madhë me qëllim të “garantimit të sigurisë në krahun lindor (të NATO-s)”.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka lënë të kuptohet se Polonia nuk do të jetë e pakënaqur me rezultatet e samitit.
“NATO-ja tashmë e ka një prani të vazhdueshme në rajon dhe Polonia është pjesë”, ka thënë Stoltenberg.
“Unë besoj që pas samitit të Varshavës, ne do të shohim më shumë se kurrë më parë trupa të NATO-s në Poloni”, ka thënë ai.