“Porno hakmarrëse”! Një rast edhe në Shqipëri

1 Min Read

“Revenge porn” (Porno hakmarrëse) është një shqetësim real në mbarë botën.

Së fundmi disa shtete në SHBA kanë vendosur të miratojnë ligji për kriminalizimin e këtij krimi.

Në Britani mund të miratohet një ligj që e dënon këtë krim me dy vite burg.

Por ndërsa bota perëndimore po diskuton për këtë problem, një rast i tillë është shënuar në Shqipëri.

Një i ri nga Shkodra ka kërcënuar të dashurën e tij se do i hidhte fotot intime në internet.

A. Gavoçeja, 25 vjeç nga Shkodra, ka kërcënuar Gj.D, 21 vjeç nga Puka.

Policia e Shkodrës thotë se e ka arrestuar të riun.

Share This Article