Porosia e Stavilecit: Me 300 euro rrogë mos i bëni 7 fëmijë

Ministri i Zhvillimit Ekonomik në qeverinë e Kosovës, Blerand Stavileci ka thënë se duhet analizuar aspekte të ndryshëm të fenomenit të ikjes së qytetarëve të Kosovës.
 
Por, ai ka pasur një porosi për kosovarët. Tha se nuk është mirë që me një rrogë 300 Euro një familje të ketë 7 fëmijë.
 
Në Interaktiv në KTV ai kritikoi ata që kanë ikur nga Kosova duke pasur 350 euro rrogë, dhe 15 ditë punë në muaj.
 
Megjithatë, pohoi se i takon qeverisë së Kosovës që ta kthejë shpresën për qytetarët që të mos ikin.
 
Për këtë, tha se strategjia e zhvillimit ekonomik do të mundësojë hapjen e vendeve të reja të punës, pa cekur numrin.
Artikulli paraprakAfganistan, 220 të vdekur gjatë kësaj jave nga ortekët dhe përmbytjet
Artikulli vijuesKroacia do të nënshkruajë marrëveshje mbi Qendrën për Kërkim dhe Inovacion të Ballkanit Perëndimor