PPD i përgjigjet pozitivisht ftesës së Lëvizjes BESA

1 Min Read

Partia për prosperitet demokratik i përgjigjet pozitivisht ftesës së Lëvizjes BESA për themelimin e një fronti opozitar të partive shqiptare në Maqedoni
“PPD shpreh respektin e saj për përcaktimin e “Lëvizjes Besa” të jetë një subjekt i barabartë politik, një ndër bartësit e proektit për ndërtimin e një Këshilli mbipartiak për pjesmarrje në zgjedhjet e prillit 2016.

PPD e riafirmon edhe një herë faktin se bashkëpunimi i ngushtë i deritashëm opozitar BESA-PPDe ka senzibilizuar dukshëm opinionin publik shqiptar për  rrugën të cilën duhet ta ndjekin, duke iu bashkangjitur kësaj nisme qëllimirë, edhe subjekte tjera politike, e në veçanti ato në rregjistrim e sipër, si dhe intelektualë, opinionistë, studentë e profesorë universitetesh.

Duke iu përgjigjur pozitivisht ftesës së “Lëvizjes BESA” PPD ia rikujton opinionit shqiptar faktin se PPD ishte dhe mbetet burim i pashtershëm i platformave dhe opcioneve politike me një kapacitet të lartë politik e intelektual ose siç është shprehur Presidenti legjendar i Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova “…dhe mos harrojmë se PPD e afirmoi çështjen  shqiptare dhe Kosovën jo vetëm brendapërbrenda hapsirës politike shqiptare por edhe në arenën ndërkombëtare”., thuhet ndërmjet tjerash në kumtesën e PPD-së

TAGGED:
Share This Article