Praktikimi i rukjes si profesion dhe si fitim

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: Sherh Tefsir-ish-Shejkh Muhammed bin Abdil-Vehab (24)

Pyetje: Çfarë mendoni për atë që merrë shuma të larta parashë për t’u bërë rukje pacientëve dhe arsyetohet se ky është çmimi për ujin, vajin ose mjaltin mbi të cilin është lexuar?”

Përgjigje: ”Para së gjithash, rukja nuk duhet të merret si profesion. Ajo nuk duhet të jetë burim i të ardhurave, sepse ai duhet të furnizohet në mënyra të tjera. Ai duhet t’u bëjë rukje njerëzve nga aspekti i mirëdashjes. Nëse ata i japin atij diçka në kompensim atëherë nuk është problem për të marrë atë. Megjithatë, nuk i lejohet atij të bëjë rukje si profesion ose që të hapë klinikë për rukje. Ai ndoshta as nuk është kompetent për të bërë rukje. Disa nuk janë kompetent, por ata duan të kenë para dhe i mashtrojnë njerëzit. Njerëz e tillë duhet të ndalohen. Rukja është një veprim i ndershëm dhe duhet të praktikohet vetëm nga njerëz të ditur dhe nga dijetarët me besim të shëndoshë. Ajo duhet të bazohet në Kuran dhe në lutjet e ligjësuara, jo në formula, numra të panjohur ose emra të shejtanëve; kjo është e ndaluar dhe është idhujtari. Vetëm një person i cili ka dije, njohuri dhe besim të shëndoshë duhet ti lejohet të bëjë rukje.”

Artikulli paraprakEmanuel Adebayor pasi ka pranuar Islamin ka deklaruar…
Artikulli vijuesShkruaje mirë!