Prej tash kufiri Kosovë-Maqedoni kalohet veç me letërnjoftime

Kosova dhe Maqedonia nënshkruan dy marrëveshje bilaterale. Atë për kalimin e kufirit vetëm me një letërnjoftim dhe atë për hapjen e një pikëkalimi kufitar mes dy vendeve
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Hashim Thaçi, i cilësoi marrëveshjet të rëndësishme dhe se shumë shpejt do të mundohen që të bëjnë edhe zbatimin e tyre.

“Nënshkruam dy marrëveshje të rëndësishme. Njëra për hapjen e një vendkalimi kufitar Stanqiq – Bellanoc, që afron Karadakun me Maqedoninë dhe njeri për kalimin e kufirit me letërnjoftime. Do të punojmë në implementim e marrëveshjeve”, tha Thaçi.

Ai, potencoi se Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyera me shtetin e Maqedonisë dhe se ky shtet është partner i rëndësishëm për Kosovën në të gjitha sferat.

Artikulli paraprakMendoni se puna juaj është më e vështira në botë? Shihni këtë!
Artikulli vijuesTensione në Lindjen e Mesme, Putin mobilizon të gjitha forcat