“Burri im dhe unë shitëm çdo gjë për ta paguar udhëtimin. Ai punonte 15 orë në ditë në Turqi derisa mblodhi para të mjaftushme për rrugë. Trafikanti vendosi 152 persona në një anije. Kur e pamë anijen, disa nga ne deshem të kthehemi, por na tha që nuk do të na i kthente paratë. Nuk kishim zgjedhje
E gjithë anija ishte e mbushur me njerëz. Valët filluan të na godasin, ndërsa trafikanti na tha që t’i gjuajmë valixhet të gjithë, që pesha të zvogëlohej. Në oqean anija goditi një gur, kapiteni na tha që mos të frikësohemi. Anija po mbushej me ujë. Ishte shumë ngushtë në anije, të gjithë filluan të bërtisnin. Burri im më nxori nga dritarja në oqean dhe ia dha xhaketen e vet të shpëtimit një gruaje tjetër. Notuam mbi ujë për disa orë rresht derisa burri im u lodh. Më tha që do të notonte në shpinë të kthyer që të pushonte pak sepse ishte lodhur. Valët ishin shumë të mëdha, e dëgjoja në largësi duke ma thirrur emrin, por nuk e shihja dot. Pas ca kohe kohe një anije shpëtimi më gjeti mua, por kurr nuk u gjet burri im.” /HumansOfNewYork/