Vendimet e miratuara nga Presidenti janë bërë publike nga zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın.
Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan miratoi vendimet e marra në mbledhjen e Këshillit të Lartë Ushtarak, raporton Anadolu Agency (AA).
Vendimet e miratuara nga Presidenti janë bërë publike nga zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın.
Në fjalën e tij zëdhënësi Kalın tha se Shefi i Shtabit të Përgjithshëm do të vazhdojë të jetë Gjeneral Hulusi Akar, shef i Forcave Tokësore, Gjeneral Sali Zeki Çolak, komandant i Forcave Detare Admiral Recep Bülent Bostanoğlu, komandant i Forcave Ajrore Gjeneral Abidin Ünal dhe Komandant i Flotës Admiral Veysel Kösele.
Në krye të Xhandarmërisë u emërua Shefi i dytë i Shtabit të Përgjithshëm Yaşar Güler, si Shef të dytë të Shtabit të Përgjithshëm, Ümit Dündar.