Presidenti Thaçi takoi shefin e AKI-së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI) në takim vlerësuan se siguria mbetet prioritet numër një në vend.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim drejtorin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Agron Selimaj.

Zyra e presidentit njofton se në takim u vlerësua se siguria mbetet prioriteti numër një në vend dhe AKI-ja do të vazhdojë me implementimin e axhendës shtetërore dhe konsoliduese në të mirë të vendit dhe të gjithë qytetarëve.

Presidenti Thaçi dhe drejtori i AKI-së diskutuan edhe për përmbushjen e synimeve afatgjata të shërbimit të inteligjencës kosovare dhe të gjithë mekanizmave të sigurisë, të cilat kërkojnë përkushtim të vazhdueshëm.kohaislame

Artikulli paraprakKompania gjermane Wintershall dhe Irani memorandum për studimet rreth naftës
Artikulli vijuesVitin e kaluar Malin e Zi e kanë vizituar 1.7 milionë turistë